APN nis fushatën: Preshevën do ta bëjmë "Popllavë" më 24 Dhjetor
Alternativa për Ndryshim ka filluar fushatën parazgjedhore duke prezantuar edhe programin të orientuar në shtatë fusha për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare me komunën e Preshevës.Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Preshevë u paraqit edhe lista e kandidatëve për këshilltarë komunal të cilën e kryeson kryetari i APN-së, Shqiprm Arifi dhe pretendent për kryetar komune, shkruan Titulli.com.
“Të gjithë ata që e dojnë vendin e popullin e vet dojnë një ndryshim esencial për vendin tonë. Ka disa që thonë se e kena mbushur sallën plotë. Në thojmë jo që e kena mbushur sallën plotë por e kena bo popllavë shtëpinë e kulturës”, tha mes tjerash Arifi.
Ai ironizoi edhe me rivalet tjerë politik duke thënë se ata që përmendën se urime fitorja ne ju urojmë triumfin e 24 Dhjetorit.
“Më e forta është që kjo sallë nuk është asgjë me fuqinë e vërtet të Alternativës për Ndryshim. Unë sapo u ktheva nga diaspora dhe besoni se jo shtëpinë e kulturës por Preshevën do ta bëjmë popllavë”, theksoi mes tjerash Arifi.
Lista zgjedhore e Alternativës për Ndryshim në zgjedhjet lokale më 24 Dhjetor garon në komunën e Preshevës me 38 kandidatë për këshilltar komunal dhe mban numrin 1./Titulli.com/